Tronditet Italia, masakrohet me thikë arbitri i futbollit dhe partnerja e tij

22 Shtator 2020
10:10
Alfred Lleshi
back button

Një tragjedi e vërtetë që ndodhi në Leçe. Në shtëpinë e tij, gjyqtari Daniele De Santis, 33 vjeç, u gjet i vdekur, së bashku me një grua, Eleonora Manta, 30 vjeçe, që mendohet të jetë parnterja e tij. Zona ku ndodhi ngjarja është ajo ku jetonte burri, pranë stacionit të trenit. Dy viktimat dyshohet se u vranë, ato vdiqën nga plagët e shumta me thikë, megjithëse motivi nuk dihet ende.

Sipas informacionit fillestar të dëshmitarëve, britmat ishin dëgjuar në krejt lagjen, pastaj ishte parë një burrë me thikë duke ikur. Karabinierët padyshim ndërhynë në vend, por nuk e kanë arrestuar ende autorin. De Santis ishte i njohur në sport si arbitër futbolli, karrierë që e kishte nisur nga Lega Pro. Në vitin 2017 bëri debutimin e tij në Serie B, me rolin e zyrtarit të katërt në ndeshjen Pisa-Benevento.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit