Tronditet Lyon, Memphis Depay mbyll sezonin

15 Dhjetor 2019
21:29
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay, mund të ketë mbyllur sezonin, me doktorët e klubit që besojnë se lojtari ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen e hu mbur 1-0 kundër Rennes këtë të diel.

Drejtori sportiv i Lyon, Juninho, ka thënë: “Presim që dëmtimi i Memphis të jetë serioz, presim që ai të mungojë për pjesën tjetër të sezonit”.

Martin Terrier mori vendin e Depay pas 46 minutash, kur ndeshja ishte akoma barazim.  

Një goditje e rëndë për Lyon, që tani është pesë pikë larg Rennes në garën për vendin e katërt, por edhe për Holandën, që mund të mos ketë në dispozicion një nga lojtarët e saj më të mirë Euro 2020.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit