Tronditet klubi shqiptar, testet i zbulojnë 7 të infektuar me Covid-19

7 Gusht 2020
11:39
Alfred Lleshi
back button

Tronditet klubi shqiptar i futbollit. Plot 7 pjesëtarë të tij kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ky fakt është bërë me dije nga vetë FC Prishtina, që fitoi Kupën e Kosovës në futboll: “FC Prishtina ka pranuar mbrëmë rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitivë kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç, dhe katër anëtarë të stafit të ekipit.

FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Europës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes u mbajt seanca e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë. Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, ndërsa do ta mësojë kundërshtarin e ndeshjes paraeliminatore më 9 gusht. Ndeshjen do ta zhvillojë më 20 gusht, varësisht shortit”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit