Tronditet Kukësi, dy titullarët duan largimin!

1 Maj 2019
9:24
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi po kalon një sezon jo shumë të qetë. Titulli kampion duket i paarritshëm duke qenë se skuadra gabon kur ka rast t'i afrohet Partizanit, ndërsa shpëtimi i vetëm mbetet Kupa e Shqipërisë. Probleme ka patur dhe në grupin e lojtarëve, gjërat nuk kanë qenë krejtësisht të qeta. Sulmuesi Reginaldo nuk ka gjetur rehatinë e duhur dhe ka qenë shpesh herë në qendër të përplasjeve. 

Ai u shpreh qartë se do të largohet nga verilindorët në një postim në Instagram, ndërsa të njëjtën rrugë ka zgjedhur dhe William Cordeiro. "Panorama  Sport" bën me dije se të dy lojtarët kanë shprehur vullnetin e tyre për t'u larguar nga ekipi nënkampion dhe kanë depozituar të hënën në FSHF kërkesat se nuk duan të zgjasin klauzolat e kontratave. Kjo do të thotë se Reginaldo do të largohet pas datës 31 maj, mbase nuk do të luajë as finalen e Kupës (nëse verilindorët e arrijnë), ndërsa Cordeiro pas Kupave të Europës.

Reginaldo ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës, ndërsa braziliani ka luajtur 27 sfida dhe ka realizuar 4 gola. Kukësi duket se do të ketë vështirësi, pasi do të duhet të riformatohet sërish dhe të bëjë shumë afrime në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit