Tronditet Kukësi, një lojtar rrezikon të mbyllë sezonin

13 Janar 2019
9:42
back button

Kukësi po vijon fazën përgatitore në Turqi, por pas miqësores me skuadrën e Basaksehir portieri Faton Maloku ka patur shqetësime dhe për këtë ai ka lënë grumbullimin e është kthyer në Kosovë, raporton "SportEkspres.com". Në ditët në vijim ai do të kryejë një kontroll më të detajuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Sipas informacioneve të dala nga klubi verilindor Maloku ka probleme me tendinët, por ende nuk dihet nëse ka tërheqje apo në rastin më të keq këputje të tyre. 

Sidoqoftë, fati i keq për portierin kosovar do jetë se me shumë mundësi do humbë fazat e mbetura të kampionatit, pasi edhe në rast tërheqje të tendinëve periudha e rikuperimit është e gjatë. 

Në rast se konfirmohet këputja e tyre, do ishte një problem madhor, sepse do e vononte gjatë rikthimin e tij në fushat e blerta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit