Tronditet Liverpool, humb në shtëpi pas 68 ndeshjeve. Nuk shënon prej 438 minutash

22 Janar 2021
9:02
Alfred Lleshi
back button

Nëse 2020-ta iu dha tifozëve të Liverpool-it gëzimin që mungonte për 30 vjet, 2021-shi nuk duket se ka filluar me këmbën e djathtë për “Reds”. Mbrëmë pësuan një humbje të rëndë (0-1) në shtëpi kundër Burnley, i cili noton në zonën e fundit të klasifikimit dhe lufton për mbijetesë.

Loja u vendos nga Ashley Barnes, falë penalltisë në fund të një ndeshje të kontrolluar nga kampionët anglezë. Pavendosmëri nga mbrojtja dhe Alisson, i cili bëri faull në momentin e penalltisë. Në një lojë të luajtur pa van Dijk dhe Henderson, me Salah duke e nisur nga stoli, vendësit e patën të vështirë.

Në pjesën e parë, Jürgen Klopp, gjithashtu pati një debat të ashpër me trajnerin e Burnley, Sean Dyche, ndoshta një shkëmbim fjalësh për diçka që ndodhi në fushë. Trajneri i Liverpool humbi toruan, duke u kthyer në dhomën e zhveshjes.

Kjo është humbja e parë e Liverpool në shtëpi, që nga prilli 2017. Vargu i pamposhtmërisë në “Anfield” zgjati 68 ndeshje. Ky cikël mbresëlënës u ndërpre befas jo nga një kundërshtar i nivelit të lartë, por nga ekipi ndoshta më mbrojtës i Premier League.

Për ekipin e Klopp është gabimi i pestë radhazi në kampionat, pas atyre ndaj West Bromwich, Newcastle, Southampton dhe Manchester United. Pesë ndeshje pa fitore, që kanë filluar të peshojnë, gjithashtu sepse goli nuk ka ardhur prej 438 minutash. Një agjërim i pashpjegueshëm për një sulm shkatërrues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit