Seria A

Tronditet Milan, ylli i kuqezinjve rrezikon sezonin

Nuk kanë ardhur lajme të mirë për Giacomo Bonaventura-n dhe Milan-in. Problemi në gju, që e ka detyruar të mungojë në ndeshjet e fundit, mund ta lërë larg fushave për një kohë të gjatë mesfushorin.

Në fakt, siç ka bërë të ditur “Calciomercato.it”, ish-lojtari i Atalanta-s mund të ndalet për disa muaj dhe është në dyshim kthimi i tij për këtë sezon.

Sipas parashikimeve më optimiste, Bonaventura mund të rikuperojë në fillimin e pranverës, mes marsit dhe prillit. Gjithsesi, situata do të jetë më e qartë pasi futbollisti t’i nënshtrohet një vizite të specializuar që do të përcaktojë edhe kohën e rikuperimit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

 

Më shumë nga Seria A