TRONDITET MILANI: Ibrahimovic largohet me paterica nga stërvitja!

25 Maj 2020
14:17
Telesport
back button

Lajm i hidhur te Milani! Sipas asaj që ka raportuar “Sky Sport”, Zlatan Ibrahimovic është dëmtuar gjatë stërvitjes sot në mëngjes. Sulmuesi suedez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vendosur edhe entitetin e dëmtimit, por frika e madhe është se bëhet fjalë për diçka serioze dhe se me moshën e tij, shtatlarti mund të ketë mbyllur sezonin.

Image

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen stërvitore në fund të seancës: Ibrahimovic ka bërë një shkëputje për të arritur një top të gjatë dhe ka ndjerë një dhimbje në pulpë. Ekziston mundësia që të ketë bërë tërheqje.

Milani i druhet faktit se mund të ketë një përfshirë edhe të tendinës së Akilit, teksa sulmuesi ka braktisur Milanelon me paterica dhe i zymtë në fytyrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit