Tronditet Milani, ylli i ekipit nuk pranon rinovimin!

10 Dhjetor 2019
11:37
back button

Milani nuk po gjen paqe për sa i përket ccështjes Donnarumma. Porteri italian, i ndikuar dhe nga menaxheri i tij Mino Raiola ka refuzuar ofertën e rinovimit të kontratës që i ka paraqitur klubi kuqezi.

Drejtuesit nga “San Siro” mësohet se i kanë ofruar 1 milion euro rritje page (në total do të kishte një pagë prej 7 milionë eurosh), por Donnarumma ka refuzuar. Kjo gjë ka rizgjuar Juventusin, që pritet të hidhet në sulm dhe të futet në bisedime për të mundësuar kalimin e Gigios në Torino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit