Në pak ditë, bota duket se është kthyer përmbys për Romën. Humbja e rëndë e pësuar në derbin kundër Lazio, e kombinuar me eliminimin nga Kupa e Italisë prej Spezia, kanë zhdukur kënaqësinë e javëve të fundit lidhur me një fillim të shkëlqyeshëm më 2021.
Ato që ngjallin më shumë sesa një shqetësim brenda klubit nuk janë vetëm dy zhgënjimet e hidhura, që mbërritën menjëherë pas njëri-tjetrit, por edhe qëndrimi me të cilin ekipi iu qas përforcimeve kaq të rëndësishme. Siç raportohet nga “Il Messaggero”, veçanërisht Paulo Fonseca ka përfunduar në bankën e të akuzuarve, stoli i të cilit nuk do të ishte më aq i fortë.
Friedkins po vlerësojnë me kujdes situatën dhe mundësia e një ndryshimi në progres nuk mund të përjashtohet. Retë e para po grumbullohen për të ardhmen e trajnerit luzitan dhe për disa orë, emri i Luciano Spalletti ka filluar të qarkullojë për zëvendësimin e tij.
Kjo është padyshim një hipotezë e bujshme, duke pasur parasysh që trajneri toskan tashmë e ka udhëhequr Romën në dy raste të ndryshme. Prandaj, do të ishte i pabesueshëm kthimi për të filluar një cikël të ri në kryeqytet.
Paulo Fonseca, nga ana e tij, nuk dorëzohet dhe synon të rifitojë besimin e plotë të klubit: “Unë jam në diskutim që nga dita e parë, por ndjehem i fortë sepse Roma gjendet në pozicionet që dëshironim në kampionat. Ekziston një problem i mentalitetit, duke pasur parasysh se kundër Atalanta, Napoli dhe Lazio nuk ishim në gjendje të reagonim, por e rifilluam ndeshjen kundër Spezia dhe gjithashtu patëm mundësi ta fitonim atë”.