Tronditet stoli i Duros, Gjici i zhgënjyer nga trajneri

7 Tetor 2019
9:26
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi është vetëm dy pikë larg Bylisit të vendit të parë. Verilindorët kanë 10 pikë në vendin e shtatë, ndryshe nga ballshiotët që mbajnë vendin e parë me 12 pikë. Presidenti Safet Gjici pa nga tribuna e stadiumit humbjen e ekipit të tij kundër Vllaznisë me rezultatin 1-2, një rezultat i pamenduar nga kuksianët. 

Trajneri Shpëtim Duro është në rrezik, pasi në 5 ndeshjet e fundit ka 3 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore. Shumë pak për një ekip që ka investuar shumë dhe paguan më shumë se kushdo. Numri një i klubit është shumë i mërzitur me situatën dhe i pari që mund të largohet është trajneri. 

Gjici po mendon për alternativat që ka në treg, pasi në rast se skuadra nuk reagon ai nuk do të rrezikojë. Duro ka marrë vetëm 10 pikë në 7 ndeshje dhe janë shumë pak për një ekip që do titullin kampion. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit