Tronditje para derbit, Tirana braktiset nga Fanaticsat!

10 Maj 2019
11:10
Eraldo Harlicaj
back button

E pritshme deri në një pikë, por e vështirë për t'u kapërdirë! Tifo-grupi "Tirona Fanatics" nuk do të jetë i pranishëm në derbin ndaj Partizanit. Një vendim që është marrë nga tifo-grupi që do të lërë ekipin pa mbështetje në sfidën e rëndësishme të së dielës. 

Ekipi bardheblu po lufton për të shpëtuar në Superiore, ndërsa kërkon t'i shtyjë festën dhe "Demave të kuq" për titullin kampion. 24 herë kampionët e vendit kanë motive për të fituar, ndërsa kishin nevojë për tifozerinë e tyre. 

Tifo-grupi i Tiranës nuk e pranon faktin që presidenti Refik Halili ka lejuar Partizanin të luajë në "Selman Stërmasi". Ata e konsiderojnë këtë stadium si shtëpinë e tyre. 

Njoftimi  – "Fanatics nuk do të jenë prezent në ndeshjen e radhës, të dielën kundër morrave. Besojmë se nevojë për sqarime nuk ka, edhe njeherë tjetër Refik Halili dhe qiraxhinjtë e tij mund t'i zgjidhin së bashkur ndarjet e “Dhomave” te “Shtëpisë me Qira”, intelekti i tifozëve bardhë e blu qëndron shumë lart tyre. Forca Tirona!", – shkruajnë tifozët e Tiranës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit