TRUKIM I HAPUR | Federata kolumbiane nis hetimin. Kundërshtari “ngrin” dhe lejon 2 gola në 1 minutë (VIDEO)

5 Dhjetor 2021
17:56
Telesport
back button

Federata Kolumbiane e Futbollit ka nisur hetim mbi ndeshjen mes Club Llaneros S.A. dhe Unión Magdalena S.A., të vlefshme për raundin e gjashtë të turneut BetPlay DIMAYOR II 2021 qe u zhvillua dje.

Unión Magdalena po humbiste, përpara se të arrinte të përmbyste gjithçka me dy gola mes 95′ dhe 96′, duke fituar kështu ngjitjen e shumëpritur në Primera División. Nuk ka çudi të paktën deri më tani, por duke parë imazhet mund të shihni se si kundërshtarët e kanë lehtësuar shumë këtë remontadë të dyshuar.

Një finale kurioze për të mos thënë aspak, e cila tashmë ka bërë xhiron e Kolumbisë dhe gjithë botës, duke ndezur polemika.

Ndaj dhe ndërhyrja vendimtare e Federatës së Futbollit vendase, e cila në këto orë njoftoi me një deklaratë zyrtare se është gati të hetojë se çfarë ka ndodhur për të ruajtur integritetin e kampionatit!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit