Trukimi i ndeshjeve në kampionat, zbardhen deklaratat e lojtarëve në FSHF!

20 Mars 2019
22:29
back button

Trukimi i ndeshjeve është një nga problemet më shqetësuese të kampionatit shqiptar, por që deri më sot ka mbetur në kushtet e dyshimeve, pasi Prokuroria nuk bërë asnjë veprim konkret. Pavarësisht kësaj, Federata Shqiptare e Futbollit është duke monitoruar me kujdes situatën, teksa së fundi ka pyetur disa lojtarë të klubeve të ndryshme në vend, pasi ka sinjale për tolerim ndeshjesh.

Top Channel ka zbardhur disa deklarata, që kanë dhënë lojtarët e Egnatias dhe Besës, në lidhje me një ndeshje të kampionatit në Kategorinë e Parë, e cila dyshohet se ka qenë e paravendosur. 

 “Ishim të papaguar dhe në formë proteste kishim vendosur të mos luanim. Nuk kishim qëllime për të shitur ndeshjen, apo luajtur baste”, thuhet në deponimet e futbollistëve të Egnatias.

Kishim mësuar që lojtarët e Egnatias kishin vendosur të mos impenjoheshin në atë ndeshje dhe për këtë arsye e morëm më lehtë se ç’duhet, prandaj u gjendëm në disavantazh 2-0 në pjesën e parë”, thuhet në deponimet e lojtarëve të Besës. “Ndërkohë, në të dytën u mobilizuam dhe arritëm ta kthejmë rezultatin”-ka përfunduar futbollisti i Besës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit