Tuchel: Atalanta? Në Itali vetëm mbrohen, kurse ata…

10 Gusht 2020
22:43
Telesport
back button

Thomas Tuchel, trajneri i Paris Saint-Germain, dy ditë para ndeshjes kundër Atalanta ka folur për mediat franceze, duke thumbuar futbollin italian: “Atalanta kanë një stil unik të lojës, ata pëlqejnë të sulmojnë me të gjithë ekipin. Të gjithë shkojnë gjithmonë duke ndjekur zhvillimin e aksionit, Gomez gjithmonë ka liri të madhe”.

“Ata sulmojnë mirë në krahët, duke hedhur krosime në zonë dhe janë në gjendje të bëjnë gjuajtje nga distance”.

“Në Serinë A ku shumë pëlqejnë të mbrojnë, krijimi i një ekipi që gjithmonë mendon për sulm është vërtet një surprizë e madhe. Një punë e shkëlqyer nga Gasperini, kjo nuk ka dyshim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit