Tuchel ëndërron super goditjen: “Me mua nuk ka pasur kurrë probleme”

13 Gusht 2022
10:39
Denis Hakanaj
back button

“Më ka pëlqyer gjithmonë të punoja me Aubameyang te Borussia Dortmund. Disa lojtarë do të jenë gjithmonë lojtarët e tu dhe ai është një nga këta”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea-t, në konferencë për shtyp në lidhje me Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi është aktualisht te Barcelona, por në ditët e fundit janë shtuar zërat për një largim te tijin nga Camp Nou dhe londinezët janë në kërkim të një sulmuesi pas largimeve të Lukaku-t dhe Timo Werner.

“Nuk kam pasur kurrë probleme disiplinore me të te Dortmund, por jo gjithmonë e arrijmë atë që duam. Natyrisht, po kërkojmë lojtarë cilësorë dhe me karakter, por jemi të qetë”.

Aubameyang u transferua te Barcelona nga Arsenal-i në merkaton e janarit të kaluar, pasi trajneri Arteta i hoqi shiritin e kapiteni dhe e la jashtë skuadrës për arsye disiplinore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit