Tuchel ironizon lojtarët e Bayernit: Mund t’ia dërgojnë CV-të e tyre trajnerit të ardhshëm

29 Shkurt 2024
11:45
Alfred Lleshi
back button

Ka mënyra dhe mënyra për t’u larguar. Ajo e zgjedhur nga Tuchel, pasi Bayerni vendosi ta shkarkojë, por ta mbajë deri në fund të sezonit, nuk është më e mira. Sigurisht, si justifikim për trajnerin është fakti se gjendet në situatën e dikujt që, pasi e ka lënë partneri, detyrohet të jetojë edhe disa muaj me të.

Një fjali e gabuar, e diktuar nga inati, edhe mund të shpëtojë, por ky nuk është rasti. Diçka si, “tani të gjithë mund t’ia dërgoni CV trajnerit tuaj të ardhshëm”, ose “ti je në krye që tani e tutje”. Kështu ka thënë Tuchel për skuadrën, pas lajmit për lamtumirën e tij në fund të sezonit, siç raporton ‘Bild’, gazeta e njohur gjermane.

Jo tamam një klimë idilike. Gjithmonë mbetet pyetja se pse drejtuesit e klubit bavarez zgjodhën ta shkarkonin, por më pas vazhduan me Tuchel në mënyrë të përkohshme. Marrëdhënia e stuhishme mes trajnerit dhe skuadrës është arsyeja kryesore pse gjërat nuk shkuan mirë në sezonin e kampionëve gjermanë në fuqi.

Fakti që dhoma e zhveshjes dhe Tuchel duhet të vazhdojnë së bashku deri në qershor është një lajm i shkëlqyer për Lazion, e cila shpreson të dalë e padëmtuar nga “Allianz Arena” në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit