Tuchel jep mesazhin e parë si trajner i Chelsea dhe nuk harron Lampard!

26 Janar 2021
20:14
Telesport
back button

Pasi është zyrtarizuar sonte, menjëherë fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i Chelsea nuk kanë vonuar.

Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të klubit: “Unë do të doja të falënderoja Chelsea për besimin që ata më kanë dhënë mua dhe stafit tim.

Ne të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Lampard dhe trashëgiminë që ai na la te Chelsea.

Në të njëjtën kohë koha, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea – është fantastike!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit