Tuchel kryqëzon Lukakun: Humbi shumë topa, barazimi do të ishte më i drejtë

15 Janar 2022
16:11
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për mikrofonat e “BT Sport”, në fund të ndeshjes Manchester City-Chelsea 1-0, trajneri Thomas Tuchel ka komentuar humbjen e “Ethiad”: “Rezultati është absolutisht zhgënjyes, por mund të ndodhë kur luan ndaj Manchester City. Mendoj se e merituam një barazim, por nuk patëm shanse të mëdha. Në të njëjtën kohë nuk patëm shumë presion prej tyre. E merituam barazimin si rezultat, do të ishte më i drejtë, por nuk ia dolëm”.

Lidhur me performancën e të tijve, gjermani shtoi: “Ne kemi fituar ndeshje të tilla kundër Manchester Cityt, kështu që ishte vërtet e çuditshme. Kishim shumë probleme me sulmuesit tanë, duke e humbur topin shumë lehtë. Ndonjëherë Lukaku duhet të ishte më i disponueshëm për ekipin, ai humbi shumë topa në situata premtuese. Natyrisht që do të donim t’i shërbenim më mirë, por ai është pjesë e ekipit dhe duhet të vihet në dispozicion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit