Tuchel kundër klubit: Të gjithë e dinim që ai donte të largohej

17 Korrik 2019
8:20
Telesport
back button

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka bërë me dije sot se e ka ditur që sulmuesi brazilian Neymar donte të largohej nga kampionët e Francës që para se të niste Copa America. Tuchel tha se këtë gjë sulmuesi ua ka bërë me dije të gjithëve në klub, pas bisedës që ka patur me drejtorin sportiv Leonardo.

Duke folur pas fitores 6-1 në miqësore që PSG arriti ndaj Dynamo Dresden, trajneri tha: “Unë gjithnjë mërzitem kur një lojtar vjen vonë në fazën përgatitore, por ajo ëhstë një çështje që është mes meje dhe lojtarit. Këtë herë është një çështje mes Neymar dhe klubit”.

E dija që para Copa America që ai donte të largohej. Unë jam trajneri dhe ai është lojtari. Nëse jemi në dhomat e zhveshjes ai është një lojtar nën urdhërat e mi dhe di unë si të punoj me të. Gjithsesi, unë jam përgatitur për çdo të papritur”, tha Thomas Tuchel, duke pranuar se është gati të përballet me faktin se nuk do të ketë sulmuesin brazilian në dispozicion këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit