Tuchel mbron shpërthimin e Neymar: Kartoni i kuq? Ishte reagim njerëzor (video)

24 Shkurt 2020
11:08
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i PSG, Neymar, u përjashtua nga faji për kartonin e kuq, që e mori në fitoren 4-3 ndaj Bordeaux, të dielën. “Amnistia” për brazilianin erdhi nga trajneri Thomas Tuchel, i cili mendon se reagimi i Neymar ishte i natyrshëm. 28-vjeçari do ta humbasë ndeshjen e radhës të PSG në Ligue 1, ndaj Dijon, të shtunën. “Ne duhet të flasim për të gjithë situatën, – tha Tuchel për ndëshkimin e Neymar. – Ajo ishte një situatë nervoziteti dhe reagoi. Mos harroni se Neymar është njeri. Ai nuk duhet të jetë, por është njerëzor. Nuk e kuptoj, pse lojtari i Bordeaux nuk mori as një karton të verdhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit