Tuchel mesazh klubit për sulmuesin: Më mirë ta kemi në ekip se sa kundër

16 Janar 2020
9:26
Telesport
back button

Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani nuk ishte në fushë dje në fitoren 4-1 që skuadra e PSG-së arriti ndaj Monaco në kampionat. Madje 32-vjeçari nuk ishte as në stol. “Ai është i dëmtuar. Ndjeu një shqetësim gjatë stërvitjes dhe nuk mund të luante sot”, tha trajneri Tuchel.

Gjithsesi, kjo mungesë është një sinjal tjetër se Cavani mund të largohet, duke qenë se kontrata i skadon në fund të këtij sezoni. Gjithsesi, Tuchel shpreson të mbajë golashënuesin më të mirë të historisë së Paris Saint Germain, duke i thënë një sinjal klubi.

E ardhmja e Cavani? Është golashënues që e gjen lehtësisht portën kundërshtare, ndaj është më mirë ta kemi në skuadër se sa kundër. E pranoj, dua që ta kem në ekip edhe sezonin tjetër”, tha Tuchel, që në ekip ka edhe kampionë të tjerë si Mbappe, Icardi e Neymar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit