Tuchel, para finales: Humbja me Arsenal, një gjë e mirë…

14 Maj 2021
18:45
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së Anglisë që skuadra e tij do të luajë të shtunën kundër Leicester.

“Jam i lumtur që jam në Wembley”, ka thënë gjermani. “Nuk mund të humbasim për asnjë moment përqendrimin. E kemi bërë në ndeshjen e fundit kundër Arsenal-it dhe jemi ndëshkuar. Duhet të na shërbejë si leksion”.

“Humbja, në disa aspekte, na ka bërë mirë. Tani duhet ta transformojmë zemërimin për rastin e humbur në një paraqitje të madhe”, ka shtuar trajneri i londinezëve.

“Në një finale nuk ka një mundësi të dytë. Kështu që mund të jetë një mundësi unike. Kjo sfidë është një dhuratë e madhe që i kemi bërë vetes. Shpresojmë ta nderojmë me një paraqitje në lartësinë e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit