Tuchel zbulon: Ja pse Klopp është gjermani më i preferuar!

4 Mars 2021
15:41
Telesport
back button

Tomas Tuchel po bën mjaft mirë në aventurën e tij të parë në Premier League si trajner, me Chelsean që është rikthyer te rezultatet pozitive dhe te lufta për një vend në “Top 4”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri gjerman ka folur gjatë për karrierën e tij, por edhe për Jurgen Klopp, i cili ka pasur një eksperiencë fantastike deri më tani te Liverpooli. “The Reds” kanë fituar thuajse gjithçka nën drejtimin e Klopp vitet e fundit, me trajnerin që ka qenë një ndër faktorët kryesorë të suksesit.

Tuchel shprehet për Klopp se është trajneri më i preferuar gjerman, por arsyen se përse ndodh kjo gjë, ka të bëjë me buzëqeshjen e tij speciale. “Klopp është trajneri më i preferuar nëse dikush po kërkon trajnerë gjermanë dhe arsyeja është mënyra se si Klopp buzëqesh”, shprehet Tuchel duke qeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit