Tuchel zbulon të preferuarin e Mbappe te PSG

14 Janar 2020
20:20
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur për bashkëpunimin e frytshëm mes Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi-t në sezonin e parë të ish-kapitenit të Inter-it në Francë.

“Më kujton dyshen që Mbappe formonte me Falcao-n te Monaco. Atij i pëlqen të luajë në krah të një numri 9  si Icardi, sepse i përshtatet shumë mirë karakteristikave të tij kryesore si shpejtësia dhe shpërthimet e papritura”, ka thënë trajneri gjerman.

“Është një kombinim i mirë. Janë të gëzuar që luajnë bashkë dhe është bukur të mund të aktivizosh gjithmonë dy lojtarë të tillë në sulm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit