Turi 80-të Çiklistik në prag, më 22 maj nis gara më e rëndësishme e biçikletës në Shqipëri

20 Maj 2023
12:35
Telesport
back button

Ditën e hënë, më 22 maj, do të nisë Turi 80-Çiklistik i vendit, një aktivitet tashmë pjesë e kalendarit të UCI (Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit). Një turne me 5 etapa (mbyllet më 26 maj), ku në total çiklistët do të përshkojnë 755km, duke nisur nga Tirana e përfunduar në Fier.

Sipas Federatës Shqiptare të Çiklizmit, që organizon këtë event, do të marrin pjesë 14 skuadra, ku përveç kombëtares së Shqipërisë si dhe skuadrave të Tiranës e Vllaznisë, janë edhe ekipe nga Anglia, Greqia, Rumania. Ndërkohë që, do të jenë të pranishme edhe ekipet kombëtare të Kosovës, Azerbajxhanit, Bullgarisë, Maqedonisë, Turqisë, Greqisë e Serbisë.

Pjesë e kombëtares së Shqipërisë janë çiklistët Ylber Sefa, Olsian Veliaj, Mikel Demiri, Lukas Sula-Kloppenborg, Mateo Balaj, Angelo Sulaj dhe Mikel Barçi. Trajner i kombëtares sonë është Mejdin Malhani. Çiklisti Ylber Sefa është kampion në fuqi, ndërkohë që ky është një edicion jubilar.

Duke qenë se Turi është pjesë e kalendarit të UCI, pikët e fituara këtu shërbejnë për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ndaj, pritet një konkurrencë e fortë nga pjesëmarrësit.

Turi 80-Çiklistik-Itinerari

Etapa 1, Tiranë-Dushk-Krrabë, 146km (22 maj)

Etapa 2, Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157km (23 maj)

Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 143km (24 maj)

Etapa 4, Vlorë-Mbrostar-Përmet, 185km (25 maj)

Etapa 5, Përmet-Fier, 123km (26 maj)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit