Turi Çiklistik: Serbi Turkulov fiton etapën e tretë, një britanik mban fanellën e verdhë të liderit

25 Maj 2023
8:36
Telesport
back button

Etapa e tretë e edicionit të 80-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë, ajo Elbasan-Vlorë (143km e gjatë), u fitua nga çiklisti serb Luka Turkulov. Ai mbërriti i parë në finish pas 3h06’42”, në një etapë kryesisht fushore.

Serbi fitoi sprintin final ndaj patriotit të tij Marko Stankovic (i dyti) dhe grekut Nikiforos Arvanito (i treti). Skuadra kombëtare serbe u shpall edhe më e mira e kësaj etape, që bëri një punë të mirë ekipore për të nxjerrë fitues Turkulov.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Turit, pas tri etapave të para kryeson britaniku Maksimilian Stedman, që fitoi etapën e parë dhe mban fanellën e verdhë të liderit. Ndërsa renditjen ekipore e kryeson kombëtarja greke.

Etapa e katërt dhe e parafundit e Turit të 80-të Çiklistik është ajo Vlorë-Përmet, një etapë mikse, pasi janë edhe disa malore, që mund ta bëjnë interesante garën. Turneu që njihet edhe nga UCI do të përfundojë ditën e premte, me etapën Përmet-Fier.

Itinerari Turi 80-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë-Dushk-Krrabë, 146km

Fitues: Maksimilian Stedman (Angli), 3h20’05”

Etapa 2, Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157km

Fitues: Jorgos Butopulos, 3h21’43”

Etapa 3, Elbasan-Vlorë, 143km

Fitues: Luka Turkulov, 3h06’42”

Etapa 4, Vlorë-Mbrostar-Përmet, 185km

Etapa 5, Përmet-Fier, 123km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit