Turi Francës: Tifozi nxjerr celularin për të bërë foto, pengon çiklistin dhe rrëzon gjysmën e garuesve

17 Korrik 2023
13:02
Telesport
back button

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë etapës së 15-të të Turit të Francës, kur një tifoz u bë shkaktar i një rrëzimi masiv. Tifozi, në momentin që po afroheshin çiklistët, në një rrugë të ngushtë, ka nxjerrë celularin për të bërë një foto.

Ai ka goditur me celularin e tij çiklistin amerikan Sepp Kuss, që e ka humbur ekuilibrin, duke u rrëzuar pas disa metrash. Pas tij janë përfshirë në një rrëzim masin edhe dhjetëra çiklistë të tjerë, që ndodheshin në grupin e madh të garuesve.

Kuss dhe Egan Bernal ishin ata që e pësuan më keq nga ky dëmtim, por për fat pa pasoja të rënda. Ky është aksidenti i dytë i rëndë që ndodh në këtë edicion të Turit të Francës, pas atij të ditës së shtunë, ku 8 çiklistë u detyruan të tërhiqeshin.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët bëhen protagonistë të incidenteve të tilla, duke penguar garuesit dhe krijuar pasoja të rënda për ta. Organizatorët e garës u shprehën se po hetojnë ngjarjen e ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit