Turi i Francës humbet idhullin e tij, Chris Froome dëmtohet gjatë stërvitjes

12 Qershor 2019
19:46
Telesport
back button

Çiklisti britanik Chris Froome do të mungojë në Turin e Francës 2019 që nis më 6 korrik. 4 herë fituesi i turneut francez të biçikletës është rrëzuar sot paradite gjatë një seance stërvitore në “Giro del Delfinato”, teksa ishte duke studiuar terrenin e etapës së katërt.

Sipas mediave franceze, 34-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta në trup, çka e bëjnë të pamundur praninë e tij në Tur. “Chris ishte duke pedaluar me shpejtësi në një dishezë kur u përlplas me murin. Do të duhet shumë kohë për të rikuperuar dëmtimin, çka do të thotë që ai nuk do të jetë në Turin e Francës”, tha Dave Brailsford, shefi i skuadrës Sky.

Frome është fitues i këtij turneu në 4 vite: 2013, 2015, 2016 dhe 2017. Pas dëmtimit, ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë mjekimet e rastit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit