Turneu U-16: Femrat kuqezi të papërmbajtshme, shkatërrojnë edhe Malin e Zi

16 Shkurt 2020
16:24
back button

Në një atmosferë të bukur dhe elektrizuese në “Air Albania Stadium”, Shqipëria U-16 e femrave, drejtuar nga Agustin Kola, ka marrë një tjetër fitore, e treta në tre ndeshje, në turneun “UEFA Development Torunament”. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 Malin e Zi, pasi kishin fituar 3-1 si ndaj Lituanisë, ashtu edhe Gjeorgjisë. Sukses që e bën me pikë të plota (9) kombëtaren kuqezi të femrave për moshat U-16.

“Ky është një grup shumë i talentuar. Jemi shumë të lumtur që përzgjedhja jonë dhe puna me këto vajza solli këtë sukses. Na duhet mbështetja e familjeve dhe e vajzave tona për tu afruar me futbollin. i presim në ndeshje dhe në stadiume. Puna jonë me këtë ekip do vijojë” tha tekniku Kola për faqen e FSHF.

Federata e Futbollit i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij turneu duke e organizuar në dy stadiumet kombëtare, Air Albania dhe Elbasan Arena, ndërsa të katër ekipet ishin grumbulluar në zonën e Durrësit. FSHF e ka shpallur futbollin e fëmijëve dhe femrave si prioritetin qëndror të gjithë aktiviteteve për vitin 2020. Risi e ndeshjeve të këtij turneu ndërkomëbtar është se ato u gjykuan nga arbitret femra.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

11 Shkurt 2020:

Shqipëri – Lituani 3-1 (AirAlbania Stadium)

Gjeorgji-Mali i Zi 0-2 (Elbasan Arena)

13 Shkurt 2020:

Shqipëri – Gjeorgji 3-1 (AirAlbania Stadium)

Mali i Zi- Lituani 1-2 (Elbasan Arena)

16 Shkurt 2020

Shqipëri – Mali i Zi 5-2 (AirAlbania Stadium)

Lituani-Gjeorgji 2-2 (5-4 me penallti) (Elbasan Arena)

Pikët e grumbulluara:

Shqipëria 9

Lituania 5

Mali i Zi 3

Gjeorgjia 1

Lajme të tjera

Lajmet e fundit