TURP I MADH TE KOSOVA! Barazon ndaj kombëtares së renditur e 153-ta në botë. Andorra para 4 vitesh ndaloi edhe Shqipërinë 2-2 (PAMJET)

28 Mars 2023
22:43
Telesport
back button

Barazim trishtues dhe shume zhgenjyes te Kosova qe nuk arrin dot te munde nje kombetare si Andorra, e renditur ne vend te 153-te ne renditjen FIFA per kombetaret. Ne Prishtine rezultati final eshte 1-1 dhe fiksohet ne pjesen e dyte, duke e lene Kosoven keshtu me 2 pike ne 2 ndeshje…

Pas nje pjese te pare pa gola, Kosova me ne fund ka gjetur golin e avantazhit ndaj Andorres me ane te Zhegroves ne fillim te pjeses se dyte. Nje aksion i orkestruar nga vete futbollisti i Lille qe ka mare topin dhe ka depertuar duke shenuar me te majten ne diagonale.

GOLI I ZHEGROVES – VIDEO

Por vetem dy minuta me pas, kombetarja modeste e Androres ka gjetur barazimin me ane te Albert Rosas. Nje krosim ne zone aty ku mbrojtesi me koke devijon dhe e con topin ne shtyllen e dyte ku mbrojtesi i Kosoves bashke me portierin e katranosin fare duke e lene te shenoje lehtesisht.

GOLI I ANDORRA – VIDEO

Albert Rosas Ubach (lindur më 19 gusht 2002), i njohur si Berto shkurt, është një futbollist profesionist Andorran që luan si sulmues për klubin spanjoll Betis Deportivo Balompié, i huazuar nga FC Andorra dhe ekipi kombëtar i Andorrës…

4 vjet nga barazimi 2-2 befasues ndaj Shqiperise ne Elbasan Arena, e vlefshme per kualifikueset e Europianit 2020, serish kombetarja e vogel eshte ajo qe ben befasine e madhe kete here ne Prishtine ndaj “Dardaneve”…

Zvicra mer suksesin e dyte ne grupin e Kosoves dhe mposht thelle Izraelin 3-0. Pasi Vargas i dha avantazhin ne 45′ e para,  ne pjesen e dyte ka shenuar shpejt edhe dy here te tjera me Amdouni dhe Widmer duke e pasur ne disheze tashme. Edhe Rumania mer 3 pike te tjera dhe shkon 6 pike. Rumunet sonte munden Bjellorusine 2-1…

GOLI I ZVICRES 1-0 (VIDEO)

GOLI I ZVICRES 2-0 (VIDEO)

GOLI I ZVICRES 3-0 (VIDEO)

Kroacia mposht Turqine ne Bursa me rezultatin e fiksuar qe ne pjesen e pare. Skuadra ballkanase e ka mbyllur pjesen e pare ne Turqi me rezultatin ne avantazh 0-2 ne saje te dy golave te shenuar nga mesfushori i Chelsea-t, Mateo Kovacic ne minuten e 20 dhe 45′.

Ne te dy rastet, Kovacic ka qene pjese e sulmit dhe ne zonen e rreptesise kundershtare duke ndeshkuar Turqine ne nje sfide ku kroatet kane qene me te sakte dhe sidomos dominues me mbajtjen e topit… Edhe Uellsi kqa mposhtur Letonine me golin e vetem te shenuar nga Moore ne minuten e 41-te.

GOLI I PARE NGA KOVACIC – VIDEO

GOLI I DYTE NGA KOVACIC – VIDEO

Ne grupin A, pas suksesit 3-0 ndaj Norvegjise ne sfiden e pare, Spanja bie keq ne Gllasgou duke u mundur nga Skocia 2-0. Scott McTominay protagonisti i ndeshjes duek shenuar ne fillim te saj dhe ne fillim te pjeses se dyte. Me heret Gjeorgjia dhe Norvegjia barazuan 1-1.

GOLI I MCTOMINAY – VIDEO

GOLI I MCTOMINAY 2 – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit