Turpi gjatë AZ-West Ham, tifozët sulmojnë familjarët: reagojnë lojtarët (Video)

19 Maj 2023
15:22
Denis Hakanaj
back button

E enjtja e kupave europiane ka dhuruar emocione të forta deri në minutën e fundit. Mes gjysmëfinaleve të Europa League dhe Conference League, katër ndeshje shumë të luftuara.

Një nga këto ka qenë ajo e luajtur mes AZ Alkmaar dhe West Ham, në gjysmëfinalet e Conference League. Edhe kjo e pasigurt deri në fund, pas fitores 2-1 me përmbysje të londinezëve në ndeshjen e parë.

Rezultati ka qenë në dyshim deri në minutën e 94-të, kur anglezët e trajnerit David Moyes i vunë vulën përfundimtare kualifikimit për në finalen e Pragës me golin e spanjollit Pablo Fornals.

Por në fund të ndeshjes, në Holandë, ndodhën episode të rënda dhe të papërshkrueshme, të cilat i përfshinë lojtarët anglezë.

Tensionet shpërthyen vonë në ndeshje ndërsa britanikët brohorisnin në sektorin e tyre. Në pak çaste, nga brohoritjet e gëzimit, kaluan në përballje fizike.

Në të vërtetë, ultrasit e AZ sulmuan pjesën e tribunës të rezervuar për familjet e lojtarëve të West Ham.

Me këta të fundit që reaguan menjëherë ndaj sulmit duke u përballur me tifozët kundërshtarë, ndërsa të tjerët u jepnin udhëzime nga fusha familjarëve të tyre që të qëndronin të sigurt.

Situata u qetësua me vështirësi pas disa çastesh paniku, pa pasoja të theksuara, por masa të rëndësishme nga UEFA janë të parashikueshme.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit