Turpi pas Ajax-Napoli, del videoja që dënon holandezët (Pamjet)

5 Tetor 2022
17:03
Denis Hakanaj
back button

Nga njëra anë, fituesit, lojtarët e Napoli-t që falë rezultatit 6-1 ndaj Ajax-it në ndeshjen e ditës së tretë të Grupit A të Champions League, kanë shkruar një nga faqet më të bukura europiane në historinë e klubit, nga ana tjetër humbësit, holandezët, pësuan një nga poshtërimet më të errëta të historisë së tyre të lavdishme.

Një natë për t’u harruar në të gjitha aspektet, pra, duke përfshirë edhe atë të fair play-t, pasi pak pas përfundimit të ndeshjes një video e publikuar nga faqja ‘Calcionapoli24.it’ tregon refuzimin e lojtarëve të Ajax-it për të kryer shkëmbimi tradicional të fanellave.

Në video shihet punonjësi i Napoli-t duke i dorëzuar katër fanella në dhomën e zhveshjes holandeze një punonjësi të Ajax-it, i cili është  kthyer pak më vonë duke shpjeguar se lojtarët e ekipit holandez kishin refuzuar.

Duket se zhgënjimi për një humbje që do të mbetet në historinë e klubit dhe në kujtesën e lojtarëve ka ndikuar në këtë mungesë të fair play-t.

Nervozizmi i holandezëve është parë edhe në fushën e lojës përmes faulleve të shumta të kryera në fundin e ndeshjes, duke përfshirë edhe atë që çoi në ndëshkimin me karton të kuq të kapitenit Dusan Tadic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit