Turqia e mposht, Kosova U-21 i mbyll shumë keq eliminatoret

17 Nëntor 2020
19:04
Eraldo Harlicaj
back button

Kosova U-21 i ka mbyllur me një humbje 3-0 ndaj Turqisë eliminatoret. “Dardanët” nuk ia dolën që të rezistonin në transfertën turke të ndikuar dhe nga një karton i kuq që morën që në pjesën e parë.

Dervisoglu shënoi golin e parë në minutën e 21′ për 1-0. Vendasit dyfishuan me anë të një penalltie që u shkaktua nga Vitija. Mbrojtësi dardan doli me të kuq në minutën e 31′. Yalcin realizoi nga pika e bardhë e 11-metrave.

Pjesa e dytë foli sërish për vendasit që arritën të shënonin dhe golin e tretë dhe final të ndeshjes. Ata ndështuan ekipin mik në minutën e 64′ nga Ozdemir. Kosova i mbyll eliminatoret në vendin e parafundit me 9 pikë, ndërsa Turqia në vendin e katërt me 14 pikë, 1 më pak se Shqipëria që luan ndaj Anglisë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit