Turqia humbet yllin e ekipit, trajneri: I njohim shqiptarët!

21 Mars 2019
20:35
Anton Cicani
back button

Lajmi i mirë për Shqipërinë, i keq për Turqinë. Mesfushori i ish-skuadrës së Cikalleshit, Istambul Basaksehir, Kahveci, është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të luajë ndaj kuqezinjve, duke u kthyer te klubi i tij. 

Ndërkohë, trajneri Senol Gunes, që këtë vit ka marrë drejtimin e përfaqësuses turke, pasi më parë ishte te stoli i Besiktasit, e prezantoi këtë ndeshje "për t'u fituar!". 

Ai u ndal edhe te forca e Shqipërisë dhe tha se "të dy skuadrat besoj e njohin njëra-tjetrën. Ne i njohim ata, ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam t'i fitojmë të gjitha".

"Në Grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar. Përçarje në kombëtare? Jo, aspak! Në klube sigurisht që ka, por në kombëtare nuk ekziston".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit