Turqit e rikthyen në skuadër, Cikalleshi i shënon portierit të kombëtares kuqezi dhe i jep 3 pikë ekipit!

15 Shtator 2019
20:15
back button

Sokol Cikalleshi është rikthyer tek Akhisarspor, fill pas golit dhe aktivizimit në kombëtaren e Shqipërisë.

Sot, sulmuesi kavajas ka zbritur në fushë për skuadrën turke dhe i ka dhënë fitoren me golin e tij nga pika e bardhë e penalltisë, ndaj Menemenspor, ku portier është Gentjan Selmani, ish-gardiani i Laçit.

Goli i sulmuesit kavajas ishte vendimtar, pasi u shënuar 5 minuta para fundit, teksa skuadra e tij luajti për 20 minuta me një futbollist më pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit