Tweet-i enigmatik i Real Madridit tërbon tifozët, të gjithë ëndërrojnë rikthimin e Ronaldos!

3 Shkurt 2023
12:13
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi ka lëshuar një postim enigmatik në Twitter, që fjalë për fjalë ka tërbuar tifozët e tij dhe më gjerë. Shihen dy flamuj: ata të Brazilit e Portugalisë, si dhe një palë sy (emoji).

Një njoftim i ngrohtë për të dyja kombet (e flamujve), por ndoshta i përkiste futbollistit në veçanti. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e “Los Blancos” u çmendën në një mënyrë shumë specifike.

Ata nisën të ëndërrojnë rikthimin e Cristiano Ronaldos dhe komentuan postimin me foto të panumërta të kampionit portugez, shpeshherë i shoqëruar edhe nga Marcelo, që do të përfaqësonte flamurin brazilian.

Një sugjerim shumë i vështirë, por që tregon se sa shumë janë të prirur tifozët e Real Madridit ta shohin sërish CR7 në “Bernabeu”.

Ndër të tjera, vetë portugezi bëri një vizitë tek ish-skuadra e tij pak më pak se një muaj më parë, kur u paraqit në kampin stërvitor të ngritur në Arabinë Saudite nga Real Madrid në kuadër të finales së Superkupës Spanjolle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit