Tym i bardhë në Durrës, Hasanbelliu vendos për Shkëmbin

7 Prill 2019
15:28
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk do të ketë rokadë në stolin e Teutës. Trajneri Bledi Shkëmbi ishte i rrezikuar, pasi drejtuesit e klubit punuan për zëvendësuesin e tij, por nuk gjetën emrin e duhur. Presidenti Edmond Hasanbelliu ka preferuar që t'i besojë teknikut korçar të paktën deri në fund të sezonit, pasi në këtë moment është shumë e vështirë që të gjendet emri i duhur, aq më tepër që duhet një shqiptar që e njeh kampionatin mjaft mirë. 

Lajmet e fundit që vijnë nga qyteti bregdetar konfirmojnë se numri një i stolit nuk preket dhe Shkëmbi ka për detyrë që drejtojë ekipin dhe të rikthehet te fitorja që në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Vlorë. Klubi durrsak ka reaguar në lidhjet me informacionet e dalë nga mediet. 

"Trajneri Bledi Shkëmbi gëzon besimin e plotë të drejtuesve. Kështu që nga nesër ai do të vijojë punën normalisht, ku skuadra do të nisë përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin në ‘Vlorë’, një sfidë direkte për luftën për Europë. Misioni i Shkëmbit për ta çuar Teutën në Europë vazhdon…", – shkruan faqja zyrtare e Teutës. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit