TYM, INCIDENTE DHE BETEJË SPORTIVE! Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani fiton derbin dhe mer kreun e renditjes (PAMJET)

6 Mars 2023
21:31
Telesport
back button

Partizani pushton derbin dhe e ben serish per te dyten here radhazi! “Air Abania” priti mbrëmjen e kësaj të hënë kryesfidën e javës së 24-ët të Abissnet Superiore, derbin Partizani-Tirana. “Të kuqtë” e kryeqytetit triumfuan bindshëm me rezultatin 2-0, në takimin që në pjesën më të madhe “foli” për ta.

TYMUESET – VIDEO

Nga të dyja anët u kërkua porta dhe rastet ishin të një pas njëshme, megjithatë në minutën e 20’ pas një harkimi të Hadroj, Mba, i harruar nga mbrojtja “bardheblu” e dërgon topin në rrjetë dhe u dhuron avantazhin “Demave”.

GOLI I MBA – VIDEO

Në minutën e 41’ një ndërhyrje e Hadroj ndaj Patric bëri që arbitri Xhaja të sinjalizonte për penallti për Tiranën, megjithatë pas verifikimit të rastit në VAR, penalltia për “bardheblutë” u anulua.

Skuadra e Orges Shehit do të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 49’, kur Hasani ia del të shënojë, por një sinjalizim për pozicion jashtë loje bëri që Juxhin Xhaja të shkojë sërish drejt dhomës së VAR për ta konfirmuar dhe në fund goli i Tiranës u anulua.

Flakadanët e tifozëve bënë që tymi të pushtonte fushën në “Air Albania” dhe sfida u ndërpre për më shumë se 10 minuta. Për të rinisur me dominimin e Partizanit që në minutën e 63’ fitoi penallti, por Bekaj priti goditjen nga pika e bardhë që u ekzekutua nga Telushi.

Gjatë ndërprerjes së derbit midis Partizanit dhe Tiranës një ngjarje paniku ndodhi në tribunën ku ndodhen ultrasit bardheblu. Mjeku i Tiranës vrapo menjëherë për të parë se si ishte gjendja duke u hedhur te shkallët e stadiumit. Më pas duket se çdo gjë ishte në rregull dhe ai u largua nga tribuna, teksa tifozët i dhanë dorën për punën e tij.

“Të kuqtë” e kryeqytetit dominuan edhe për pjesën e mbetur të takimit, me Carën që në minutën e 80’, vetëm një minutë pasi hyri në fushën e lojës, u dhuroi golin e dytë dhe të sigurisë vendasve.

Një 2-0 dhe Partizani vijon të ketë ecuri pozitive në derbin ndaj Tiranë, me skuadrën e Colella-s që ngjitet në krye të Kategorisë Superiore me 40 pikë, ndërsa ekipi i trajnerit Shehi bien në vend të dytë me pikë të barabarta me kryesuesit.

Ne minuten e 20′ ka shënuar Mba. Pas një harkimi të Hadrojt nga e djathta, sulmuesi çon sferën në portën e bardhebluve, i harruar i vetëm nga mbrojtja. Ne fund te pjeses se apre anulohet penallti për Tiranën. Pas një topi në zonë, Hadroj largon sferën në një dyluftim me Patrik dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas rrëzimit të brazilianit. Pasi Xhaja sheh pamjet me VAR, anulon vendimin në fushë.

Tensioni – Ka nisur direkt me nje episod te shemtuar derbi i kryeqytetit dhe me i ndezuri i futbollit shqiptar, Partizani-Tirana. Nje sfide e cila pret 15 mije tifoze ne stadium por qe pas vetem 1 minute ka pasur incidentet e para ne ty dy portat.

DEMTIMI I REXHEPIT – VIDEO

DEMTIMI I BEKAJ – VIDEO

Si portieri i Partizanit, Rexhepi, ashtu edhe ai i Tiranes, Bekaj, jane goditur me kapsolla nga tifozerite pas porte Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils. Eshte dashur nderhyrja e mjekeve per te kthyer gjendjen normale por pa pasoja per dy futbollistet e dy skuadrave. Arbitri Juxhin Xhaja ka nderprere sfiden dhe ka kerkuar qe kapitenet e dy skuadrave te shkojne te flasin me tifozerite perkatese.

Atmosfera – Në “Air Albania” ndizet përpara startit të derbit, me të dyja tifozeritë që kanë hapur banderolat në shkallët e stadiumit. Ajo që ra në sy ishte ironia e zgjedhur e ultrasve të Tiranës, duke u tallur me stadiumin e ri të Partizanit, duke zgjedhur varrezat dhe të shkruar “Tufinë”. Nga ana tjetër, tifozët e kuq kishin zgjedhur të përdornin parullën: “Partizanin nuk e ndërroj”.

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Gueje, Murataj, Da Silva, Mba. Trajner: Xh. Kolela TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi

Ndeshjet e tjera – U mbyll pa fitues sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë për javën e 24-t të Superiores. Miqtë shkodranë, të cilët shënuan të parët që në fillim të pjesës së parë, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, madje pësuan gol pas thuajse gjysmë ore lojë, me rezultatin 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Esat Mala i befasoi vendësit në minutën e 14-të, duke I vjedhur kohën mbrojtësit në prekjen e topit. Barazimi erdhi pas një aksioni model të ekipit durrsak, i finalizuar me mjeshtëri nga Kallaku. Teuta e nisi me vrull pjesën e dytë, pretendoi në dy raste për penallti.

Në të 68-tën, akordohet 11-metërsh për Teutën, por e anulon sistemi VAR, që dallon një ndërhyrje të parregullt më herët ndaj Gurishtës. Teuta tentoi golin edhe në minutat shtesë me Dacin, por Zogovic reagoi në pozicion. Një barazim që nuk kënaqi asnjë ekip, pasi si Teuta mbetet e gjashta me 32 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 36 pikëve.

Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme dhe të bukur përballë Laçit në shtëpinë e këtyre të fundit. Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit, ku në minutën e 10-të gjetën golin me anë të Guindo. Festa nuk zgjati shumë minuta, pasi në të 26-të, ishte Rashiti ai që barazoi shifrat dhe duke dërguar me këtë rezultat në pushimin e harkut të parë të intervalit kohor të dyja skuadrat.

Pjesa e dytë pati nervozizëm, pasi as kartonat e verdhë nuk u kursyen. Kukësi gjeti golin e përmbysjes dhe të fitores në minutën e 53-të me anë të Ebert. Ky rezultat favorizon shumë verilindorët, pasi tre pikët i dërgojnë ata jashtë zonës së rrezikut, në vendin e shtatë me 31 pikë. Nga ana tjetër, Laçi rrezikon pasi me këtë humbje renditet në vendin e tetë me 30 pikë, pra në zonën e kuqe

Lajme të tjera

Lajmet e fundit