Tyson Fury akuza Usyk: Refuzoi 15 mln euro, tani s’do të marrë as gjysmën për duelin ndaj atij

31 Maj 2023
15:29
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ka rrëfyer sot për “Daily Mail” se ukrainasi Oleksandr Usyk (mban titujt WBA, WBO, IBF) ka refuzuar 15 milionë euro për një duel ndaj tij, në prill të këtij viti.

Sipas Fury, kjo shumë ishte pjesë e marrëveshjes që kishin bërë dy boksierët, ku Fury do të merrte 70% të të ardhurave (33 milionë euro), ndërsa Usyk 30% të të ardhurave (15 milionë euro). Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar në Wembley, por u anullua pasi palët nuk e firmosën atë.

Usyk është një idiot. Iku me vrap nga unë dhe nga fitim prej 15 milionë euro. Ndërsa tani do të duelojë ndaj një tjetri (Dubois) për vetëm 6 milionë euro. Qesharak”, u shpreh Tyson Fury në rrjetet sociale.

Menjëherë ka ardhur reagimi i menaxherit të Usyk, Krassyuk, që tha: “Fury kërkon të mashtrojë njerëzit me këto shifra, duke thënë se është maksimimi që mund të marrë boksieri im. Ai harron se ndaj Joshua mori 4 herë më shumë se ajo shumë”, referuar faktit se ukrainasi mori 65 milionë euro nga dueli me Joshua në Arabi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit