Tyson Fury bredh Amerikën, do të ketë famën e George Foreman

14 Maj 2019
8:39
Telesport
back button

Pas duelit që do të zhvillojë në Las Vegas më 15 qershor ndaj Tom Schwarz, boksieri britanik Tyson Fury do të rikthehet në ring në shtator. Kjo sfidë, sipas menaxherit të tij Bob Arum, do të zhvillohet në Nju Jork. Kjo do të jetë sfida e tretë amerikane e Fury, i cili la debutuar në “tokën e premtuar” në dhjetor të vitit të kaluar (Los Anxhelos), kur barazoi ndaj Deontay Wilder.

Ne synojmë që dueli i shtatorit të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Do të duelojmë kudo. Ju premtoj se Fury do të jetë po aq i famshëm në Amerikë sa edhe George Foreman. Është një boksier me shumë personalitet dhe me një jetë të mbushur me ngjarje, në ring dhe jashtë saj. Ndaj dhe njerëzit e duan”, tha Bob Arum.

Menaxheri konfirmoi se me shumë gjasa, në dhjetor apo në muajt e parë të 2020-ës do të zhvillohet edhe revanshi me Wilder. “Ky është plani ynë, kjo është ajo që ne synojmë. Nëse ia dalim mbanë të organizojmë dhe ta fitojmë këtë revansh, atëherë do të mendojmë edhe për Joshua, për t’ia treguar edhe atij vendin”, tha Arum.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit