Tyson Fury fton kampionin e UFC-së në ring: Eja të bësh parà në boks

24 Janar 2022
11:12
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në epshën e rëndë (WBC) ka reaguar pas triumfit të kamerunasit Francis Ngannou në eventin UFC-270. Në këtë event ai mbrojti titullin kampiuon bote në peshën e rëndë ndaj francezit Cyril Gane, duke arkëtuar 600 mijë dollarë shpërblim.

Urime Francis Ngannou, por nëse dëshiron të bësh më shumë parà eja në ring të duelosh me mua”, ka qenë komenti i Fury në rrjetet sociale. Ka pak kohë që përflitet për një duel në ring mes dy kampionëve të botës, por ende nuk ka asgjë konkrete, teksa secili e kërkon këtë sfidë sipas rregullave të tij.

Edhe kamerunasi ka reaguar pas deklaratës së Fury, duke postuar një foto të dy sportistëve, me diçiturën: “Ngannou-Fury, 2022”. Çka lë të mendosh se ata të dy mund të duelojnë këtë vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit