Tyson Fury gati për duelin e 3 dhjetorit: 70 mijë vetë në stadium do të argëtohen

29 Nëntor 2022
12:12
Telesport
back button

Ditën e shtunë, më 3 dhjetor, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes kampionit në fuqi të kategorisë WBC, Tyson Fury dhe Dereck Chisora. Dy boksierët britanikë kanë dueluar edhe më parë mes tyre dhe, në të dyja rastet, ka triumfuar Fury. Gjithsesi, sfida e radhës vjen pas 8 vitesh nga ajo e fundit.

Një sfidë që pritet me interes nga fansat, gjë që e konfirmon Fury: “Deri më tani janë shitur mbi 70 mijë bileta. Kjo tregon se njerëzit dëshirojnë ta shohin këtë përballje pavarësisht se kemi dueluar edhe më parë. Ai është një sfidant i fortë dhe kjo më ka motivuar për të dhënë maksimumin në fazën përgatitore”.

Për mua nuk ka rëndësi mbiemri që mban rivali që kam përballë në rin: Usyk, Chisora, Wilder apo Whyte. Janë thjesht persona që duhet të përballem dhe t’i mund. Gjithnjë do të jetë dikush përballë që më duhet të fitoj. Pas Dereck do të jetë dikush tjetër dhe unë sërish do të fitoj. Kjo sfidë është e rëndësishme, një test i madh për mua”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit