Tyson Fury i mbijeton dëmtimit, fiton sfidën me Otto Wallin

15 Shtator 2019
9:14
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj suedezit Otto Wallin, sfidë e vlefshme për peshën e rëndë, zhvilluar sot në Las Vegas. Të tri gjyqtarët dhanë rezultatin në favor të ish-kampionit të botës: 116-112, 117-111, 118-110, që qëndron i pamposhtur (për rivalin ishte humbja e parë në karrierë pas 20 fitoresh).

Fury i çare ne vetull

Gjithsesi, fitorja e Fury nuk ishte aspak e lehtë. Jo vetëm për faktin se atij iu deshën 12 raunde, por edhe sepse pësoi një çarje të thellë në vetull në ruandin e tretë. Ajo që u duk si një sfidë e lehtë për Fury u kthye në një duel të vështirë, ku rrezikoi shumë.

Britaniku ishte superior në ring, teksa falë përvojës dhe aftësive të tij nuk e diskutoi fitoren e 29-të në karrierë, duke qëndruar i pamposhtur (ka edhe 1 barazim). Gjithsesi, ai dëmtim ishte një “minus” i madh për Fury, që përgatitet për revanshin ndaj Dentay Wilder, në shkurt të 2020-ës.

Wallin tentoi të realizojë surprizën, pasi çarja që Fury pësoi në vetull e tronditi disi, por arriti të mbijetojë dhe të fitojë me meritë. Për një moment u desh ndërhyrja e mjekut që tha se britaniku mund ta vazhdonte duelin. Më pas, grushtet e rbitanikut bënë diferencën në ring.

Interesant hyrja në ring e Fury, i mbështjellë me një mantel me flamurin meksikan, pasi është Dita e Pavarësisë së Meksikë. Jo vetëm kaq, por ai mbante edhe një kapele meksikane në kokë dhe mbathje me ngjyrat e flamurit meksikan.

Fury me veshjen meksikane

Lajme të tjera

Lajmet e fundit