Tyson Fury: Jam i sigurt se ai do më telefonojë për të dueluar

24 Shkurt 2020
8:56
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, u shpreh sot se Deontay Wilder do ta telefonojë për të zhvilluar edhe një duel të tretë mes tyre. Fury mposhti Wilder me “KO teknik” në raundin e shtatë në duelin e zhvilluar 24 orë më parë në Las Vegas, duke i rrëmbyer titullin kampion.

Shpesh është folur për një triologji mes tyre, madje ka qenë Fury ai që ka konfirmuar se palët kanë në kontratë një klauzolë për një duel të tretë. “Deontay ka nevojë për kohë për të marrë veten nga ajo humbje, por jam 100% i sigurt se di do të më telefonojë për të zhvilluar një duel të tretë mes nesh”, tha Fury.

Ai është një boksier që grushton fort, si një dinamit dhe kur duelon ndaj tij je gjithnjë në rrezik. Ndaj jam i sigurt se ai do të kërkojë të duelojë sërish. Nëse nuk dëshiron, atëherë do t’ua lë në dorë menaxherëve të gjejnë rivalin e radhës. Për mua nuk ka rëndësi emri, ai që do të kem përballë do të humbasë”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit