Tyson Fury jep lajmin e madh: Në dhjetor do të zhvilloj duelin e shumëpritur

11 Maj 2019
19:12
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot se në dhjetor do të zhvillojë revanshin ndaj amerikanit Deontay Wilder, kampionit të botës në kategorinë WBC në peshën e rëndë. Sfida e parë mes tyre, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim. Ndërkohë që, më 18 maj, Wilder do të duelojë ndaj Dominic Breazeale, ndërsa më 15 qershor, Fury do të përballet me Tom Schwarz.

Përveç kësaj, Tyson Fury ka thënë se gjatë këtij viti do të zhvillojë 3 duele, ku të dytin e ka planifikuar për më 28 shtator. “Unë mendoj se këtë vit, në dhjetor, do të zhvillojmë revanshin”, tha Fury në një intevistë për “Behind the gloves”.

Do të më shihni kur ta zhdëp në dru sërish. Do të përballem me të sërish pas një viti dhe do të jem më i fortë se herën e parë. Nuk kam nevojë të humbas peshë. Ai e pati një herë shansin e madh të jetës për të më mundur, por nuk ia doli mbanë”, tha Fury.

Deontay nuk më mundi dot edhe kur më hodhi në tapet e kishte dy minuta kohë për ta mbyllur duelin. Ai psikologjikisht është i dëmtuar, i dërrmuar, pasi e di që grushtet e tij nuk më mundin dot. Ndaj, në ndeshjen e fundit të këtij viti do të jem sërish kampion bote”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit