Tyson Fury mesazh rivalëve: Frikacakë, u lodha duke pritur, vendosni çdo të bëni

26 Janar 2022
9:22
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka treguar se durimit të tij po i vjen fundi. Ai ende nuk di se ndaj kujt do të duelojë, ndaj kërkon që situata të sqarohet sa më shpejt.

Edhe pse WBC ka mandatuar Dillian Whyte për të dueluar ndaj Fury, ende nuk ka marrëveshje. Ndërkohë që, vetë Fury dëshiron të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk, kampionin tjetër të botës, për të unifikuar titujt kampionë të peshës së rëndë. Ndërkohë që, Usyk pret të zhvillojë revanshin me Anthony Joshua, i pavendosur nëse do të duelojë apo të hapë krahun.

Kërkoni, kërkoni, flisni, flisni. Koha juaj ka mbaruar. Dillian Whyte, a do të duelosh me mua? Anthony Joshua, a do të hapësh krahun? Më bëni me dije se çfarë do të bëni, pasi jam mërzitur duke dëgjuar këto gjëra, shfajësimet tuaja. Të gjithë jeni humbës, frikacakë”, u shpreh Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit