Tyson Fury mesazh Usyk: Ka vetëm një të tillë, vrapo lepur

25 Janar 2023
11:13
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), i ka dërguar një mesazh ukrainasit Oleksandr Usyk. Prej ditësh përflitet së në mars dy boksierët e pamposhtur në karrierën e tyre do të përballen për të unifikuar titujt kampionë bote, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Po vij për ty! Vrapo lepur, vrapo. Ti e di se kush jam unë. Jam “mbreti cigan” dhe ka patur vetëm një të tillë. Do të ta tregoj vendin”, ishte mesazhi i Tyson Fury në rrjetet sociale dërguar Usyk. Britaniku, përmes videos, duke në formë të mirë fizike, gati për duelin e madh që e presin të gjithë fansat.

Palët kanë kohë që kanë nisur bisedimet dhe ngërçi i vetëm është gjetja e një vendi se ku do të zhvillohet sfida. Arabia Saudite është në “pole”, ndërkohë që si alternativë është edhe stadiumi “Wembley” në Londër. Caktimi i vendit do të vendosë edhe ndarjen e të ardhurave mes boksierëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit