Tyson Fury: Nuk hiqem mënjanë kollaj nga revanshi me Wilder

9 Shtator 2019
10:40
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga revanshi me Deontay Wilder. Kjo deklaratë e Fury vjen si replikë pas asaj të Wilder, që tha se nuk ka në plan të duelojë sërish më britanikun. Wilder dëshiron të përballet me fituesin që do të dalë nga një tjetër revanshi, ai mes Joshua dhe Ruiz.

Fury, 28 fitore e 1 barazim, në prag të duelit që do të zhvillojë këtë fundjavë ndaj suedezit Otto Wallin, ka konfirmuar se revanshi mes tij dhe Wilder është planifikuar të zhvillohet më 22 shkurt, në Las Vegas. “Habitem nga deklarata e Wilder që unë të hap krahun. Kjo ndodh vetëm se ai ka frikë të duelojë sërish me mua”, tha Fury.

Kur nuk më mundi herën e parë, që kisha 3 vjet pa dueluar, i pushtuar nga droga dhe alkoli, nuk ka asnjë shans ta bëjë këtë herë. Ndaj e ka kapur paniku. Tani kam dy vite që stërvitem rregullisht. Unë tërhiqem vetëm nëse më paguajnë mirë për këtë gjë, pasi ka një kontratë”, u shpreh Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit