Tyson Fury nuk i ndahet WWE-së, duelon edhe në eventin e Manchester

8 Nëntor 2019
12:43
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, pas debutimit të tij në WWE (World Wrestling Entertainment) më 31 tetor në Arabinë Saudite, ku fitoi ndaj Braun Strowman, ka vendosur që të vazhdojë aventurën në këtë sport të ri. Sipas “Sky Sports”, boksieri 31-vjecar do të duelojë edhe në Manchester, në eventin SmackDoën, që zhvillohet sot në mbrëmje.

Befasues ky debutim i Fury në vendlindjen e tij vjen vetëm 8 ditë pas duelit në Arabinë Saudite. Ndoshta ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të nisë nëj karrierë të re, këtë herë në WWE, duke “harruar” ringun. Sfida e sotme do të zhvillohet në Manchester Arena. Ky event është pjesë e një turneu që WWE po zhvillon në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit